Presidenti i Iranit thyen heshtjen, fajëson fuqitë e huaja për protestat
Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, për herë të parë iu drejtua protestuesve dhe dha intervistë mbi situatën ekonomike me mediat kombëtare të lidhura me regjimin.
Gjatë intervistës, ai tha se “terroristët” e lidhur me fuqitë e huaja po vrisnin njerëz, po digjnin xhami dhe po sulmonin pronën publike.
“Armiqtë e Iranit po kërkonin të mbjellnin kaos dhe çrregullim duke urdhëruar trazira”, tha ai.
Por ai gjithashtu përdori një ton pajtues, ndërsa tha se udhëheqësia iraniane ishte gati të dëgjonte popullin e vet.
Protestat fillimisht kishin shpërthyer për shkak të inflacionit në rritje dhe situatës së vështirë ekonomike të vendit.
Qeveria e tij ishte e vendosur të zgjidhte problemet ekonomike të njerëzve, sipas Pezeshkian, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të distancoheshin nga “rebelët dhe terroristët”, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.
Pezeshkian i përket kampit të të moderuarve relativisht brenda politikës së Iranit, por ishte mjaftueshëm i lidhur me udhëheqësit konservatorë dhe klerikë saqë iu lejua të kandidonte në zgjedhjet presidenciale.
Megjithatë, ai nuk është aleat me udhëheqësin suprem ultrakonservator, Ajatollah Ali Khamenei.
Si president, Pezeshkian mban njëfarë pushteti brenda sistemit kompleks të qeverisjes së Iranit, por vendimet e tij mund të rrëzohen nga Khamenei./Periskopi



