Presidenti kinez në Korenë e Veriut për të forcuar raportet me Jong-un

Presidenti kinez në Korenë e Veriut për të forcuar raportet me Jong-un

Presidenti kinez, Xi Jinping, ka udhëtuar drejt Koresë së Veriut për një takim me Kim Jong-un, në të parën vizitë që prej vitit 2005.

Dy liderët, të cilët janë takuar në Kinë katër herë, pritet të diskutojnë mbi programin bërthamor të Koresë së Veriut, si dhe çështjet ekonomike.

Kina është jashtëzakonisht e rëndësishme për Korenë e Veriut, si partneri kryesor tregtar.

Vizita e Xi vjen një javë përpara samitit të G20 në Japoni, ku ai do të takohet me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

Ky do të jetë takimi i tij i parë me Kim pasi atij takimi Trump-Kim në shkurt që përfundoi pa ndonjë marrëveshje për denuklearizimin e Koreas së Veriut.

Shpërndaje në: