Presidenti rus, Vladimir Putin e uron Macronin për fitoren

Presidenti rus, Vladimir Putin e uron Macronin për fitoren

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka uruar homologun e tij francez, Emmanuel Macron, pas rizgjedhjes së tij në krye të shtetit francez, shkruan BBC, përcjell Periskopi.

Sipas një njoftimi nga Kremlini, Putin nëpërmjet një shkrimi në ‘Telegram’ i ka dëshiruar suksese presidentit francez në “aktivitetin shtetëror, si dhe shëndet e mirëqenie”.

Macron mposhti kanditaten e së djathtës ekstreme, Marine Le pen, me një rezultat befasues, duke u bërë presidenti i parë francez në 20 vite që është rizgjedhur në krye të vendit.

Shpërndaje në: