Presidenti slloven: Duam rezultate në dialogun Kosovë – Serbi

Periskopi.com Lajme

Presidenti slloven, Borut Pahor, ka thënë se Sllovenia mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën. Në një konferencë për media me presidenten Osmani, ka thënë se poashtu, Sllovenia, dëshiron të shohë përparim në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne do të kërkojmë nga partnerët tonë liberalizimin e vizave për Kosovën.  Do të ishte jokorrekte të rihapen këto tema”, tha Pahor në një konferencë për media me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Sllovenia është mike e Kosovës dhe Serbisë, do të dëshironim që dialogu mes tyre të jepte rezultate. Do të ishte shpresë jo vetëm për qytetarët, por për gjithë rajonin.  Unë mbështes fuqishëm dëshirën e të dyja palëve që çështja e të pagjeturve të zgjidhet”, ka thënë Pahor./Periskopi.