Presidentja e Sllovenisë për dialogun Kosovë-Serbi: Çka është dakorduar duhet kryer

Presidentja e Sllovenisë për dialogun Kosovë-Serbi: Çka është dakorduar duhet kryer

Presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar ka thënë “pacta sunt servanda” (Marrëveshjet duhet zbatuar) pyetur në Kallxo(.)com se a e sheh Lublana përparimin drejt themelimit të Asociacionit si kusht për votën finale për-ose-kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Dhe ju po pyesni një avokate nëse duhet të përmbushen marrëveshjet e nënshkruara. Pra, kjo është ajo që unë duhet të them, ‘pacta sunt servanda’. Kjo është diçka që të gjithë avokatët nuk mund të ikin prej saj dhe ky është një fakt. Dhe do të doja të them vetëm se shpresoj se lidershipi në vendin tuaj dhe në Serbi do të fitojë mençuri, fuqi dhe energji të mjaftueshme për të zgjidhur enigmat. Situata në të cilën ndodhemi aktualisht po më tregon se ka mungesë besimi. Kur ke mungesë besimi, është e vështirë të përparosh”, tha presidentja Pirc Musar.

 

Shpërndaje në: