Ngërçi politik: Presidentja Osmani do t’i ftojë liderët e partive politike për takim

Ngërçi politik: Presidentja Osmani do t’i ftojë liderët e partive politike për takim

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osnani, tashmë ka shprehë gatishmërinë e plotë, që nga data 16 prill, që t’i presë liderët e partive politike në rast se ata e shohin të nevojshme një gjë të tillë.

“Deri dje nuk kemi pasur një kërkesë të tillë. Tani që disa parti kanë kërkuar që Presidentja t’i thërrasë në takim të përbashkët të liderëve, Kabineti i Presidentes do të kontaktojë së shpejti me partitë politike për të parë se cila është koha e përshtatshme për të gjithë, për një takim të tillë gjithëpërfshirës”, e ka konfirmuar për Periskopin Bekim Kupina, këshilltar për Media.

Kjo erdhi pas kërkesës së Partisë Demokratike të Kosovës.

Në anën tjetër, LDK-ja ka propozuar krijimin e një qeveri të tranzicionit, për një kohë deri në zgjedhjen e presidentit të ardhshëm.

Cështja e konstituimit ka ngecur tek kryeparlamentari.

Është Lëvizja Vetëvendosje e cila nuk po srrin numrat e nevojshme për të votuar Albulena Haxhiun për këtë post.

Nga partitë e tjera, nuk janë duke pranuar që emrin e Haxhiut ta votojnë, kjo sipas tyre për shkak të dështimeve që si ish ministre ka pasur./Periskopi/

Shpërndaje në: