Prevalla ndotet, ankohen vizitorët

Prevalla ndotet, ankohen vizitorët

Prevalla është një ndër pikat turistike malore e cila është mjaft e frekuentuar. Por në ditët e fundjavës mbulohet nga mbeturinat . Ndonëse kompania e Ekoregjionit është duke punuar me kapacitete maksimale , bashkëpunimi i qytetarëve me këtë kompani është shumë i domosdoshëm për mirëmbajtjen e një ambienti të pastër.

Prevalla ngelet pikë e rëndësishme për shumë vizitorë nga vendi dhe rajoni . Por jo gjithçka shkon mirë në këtë pikë të rëndësishme të turizmit malor në Prizren . Ata që e vizitojnë këtë vend ankohen se higjiena nuk është në nivelin e duhur.

Drejtori i kompanisë rajonale të Ekoregjionit, Burim Shala, thotë se janë duke punuar maksimalisht për mirëmbajtjen e ambientit në këtë zonë, por nuk po funksionon gatishmëria e pronarëve të vilave për të bashkëpunuar.

Por disa nga pronarët e vilave ankohen se nuk ka rrugë funksionale deri te vilat e tyre për t`u futur kamionët e pastrimit.

Qytetarë, tregtarë dhe përfaqësues të institucioneve, apelojnë tek vizitorët që pas përfundimit të pushimit , të pastrojnë ambientin ku kanë qëndruar dhe mbeturinat ti hedhin në kontejnerët e vendosur aty, pasi vetëm kështu mund të ua lehtësojnë punëtorëve të pastrimit grumbullimin dhe transportimin e tyre në deponi.

Shpërndaje në: