Princi Harry: Sakrificat e ushtarëve në Afganistan meritojnë respekt

Princi Harry: Sakrificat e ushtarëve në Afganistan meritojnë respekt

Duka i Sussex tha se “sakrificat” e ushtarëve britanikë që shërbyen dhe vdiqën në Afganistan meritojnë të fliten me vërtetësi dhe respekt.

Kjo deklaratë vjen pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pretendoi se aleatët e NATO-s qëndruan larg vijave të frontit në konflikt.

Si kujtesë, Princi Harry u dërgua dy herë në Afganistan gjatë karrierës ushtarake 10-vjeçare.

“Në vitin 2001, NATO thirri Nenin 5 për herë të parë dhe të vetme në histori. Kjo do të thoshte që çdo komb aleat ishte i detyruar të qëndronte me Shtetet e Bashkuara në Afganistan, në ndjekje të sigurisë sonë të përbashkët. Aleatët iu përgjigjën kësaj thirrjeje”, tha ai.

“Kam shërbyer atje. Atje krijova miq për gjithë jetën. Dhe atje humba miq. Vetëm Mbretërisë së Bashkuar iu vranë 457 ushtarë”, shtoi Princi.

“Mijëra jetë ndryshuan përgjithmonë. Nënat dhe baballarët varrosën bijtë dhe bijat e tyre. Fëmijët mbetën pa prind. Familjet mbeten duke mbajtur koston”, vazhdoi ai.

Shpërndaje në: