Prishtina bindshëm ndaj Feronikelit – kryeqytetasit shënojnë katër gola për tri pikët

Prishtina bindshëm ndaj Feronikelit – kryeqytetasit shënojnë katër gola për tri pikët

Prishtina është kthyer te fitorja, duke regjistruar një paraqitje mjaft të mirë në udhëtimin në Drenas.

Skuadra e Prishtinës ka shënuar fitore me rezultatin 0:4 kundër Feronikelit, për të arkëtuar tri pikë të reja në Superligën e Kosovës, shkruan Periskopi.

Golin e parë për Prishtinën në këtë takim e realizoi Endrit Krasniqi, kur kishin kaluar vetëm 8 minuta lojë, kurse për dyfishimin e epërsisë u përkujdes Kryeziu me golin e minutës së 29’.

Për rezultatin final dhe vulosjen e tri pikëve të Prishtinës ishin aty Otto John e Tolaj, që në minutat 78’ e 87’shënuan për 0:4.

Tolaj pasi shënoi gol, u ndëshkua me karton të kuq për ta lënë Prishtinën me 10 lojtarë, por ky fakt nuk ndikoi në rezultatin e takimit, pasi kartoni i kuq erdhi në minutën e 93′ dhe nuk kishte kohë për vendasit.

Prishtina tani shkon në kuotën e tetë pikëve pas gjashtë ndeshjeve, kurse Feronikeli mbetet me gjashtë pikë. /Periskopi/

Shpërndaje në: