Prishtina e Llapi shënojnë fitoren e radhës

Prishtina e Llapi shënojnë fitoren e radhës

Kanë përfunduar dy ndeshjes e ditës së sotme në Superligën e Kosovës në futboll.

Prishtina nuk ndalet as në Skenderaj, pasi që mposht Drenicën bindshëm me shifrat 3-0 dhe merr kreun e tabelës së bashku me Dritën dhe Balkanin.

Kryeqytetasit e nisën mirë ndeshjen me golin e realizuar nga Otto John, derisa Ergyn Ahmeti e dyfishoi rezultatin në pjesën e parë. Edmond Turku qëlloi gabimisht në portën e tij në pjesën e dytë për të vulosur fitoren e skuadrës ‘bardhekaltër’.

Fitore të rëndësishme regjistroi edhe Llapi, pasi që në shtëpi e mposhti skuadrën e Feronikelit me rezultat minimal 2-1.

Ersil Ymeri realizoi dy gola për skuadrën llapjane në këtë përballje, por ‘heroi’ i llapjanëve ishte ‘gardiani’ Giaccomo Nava, i cili priti penaltinë e Jean Da Silvës në minutën e fundit të kohës shtesë. Ilir Berisha realizoi go lin e vetëm për skuadrën e “Niklit” në këtë përballje. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: