Prishtina, Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Deçiçi luajnë sonte në Conference League
Sot luhen ndeshjet e para të raundit të dytë kualifikues në Conference League.
Katër ekipe shqiptare do të jenë në aksion sonte, teksa Ballkani paraprakisht dy ditë më herët shënoi fitore 4:2 ndaj Florianas, po ashtu në raundin e dytë të Conference League.
Pas eliminimit nga Liga e Europës, FC Prishtina tani në raundin e dytë të Conference League do të përballet me ekipin nga Irlanda Veriore, Larne.
Dueli i parë luhet në Irlandën Veriore sonte me fillim nga ora 21:00, shkruan Express, përcjell Periskopi.
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, kampionia e Shqipërisë, Egnatia në raundin e dytë të Ligës së Konferencës përballet me ekipin bjellorus, Dinamo Minsk në udhëtim.
Vllaznia e pret në Shqipëri skuadrën nga Islanda, Vikingur Reykjavik, ekip i cili e eliminoi paraprakisht Malishevën në raundin e parë.
Dinamo e Tiranës në raundin e dytë përballet me skuadrën nga Andorra, Atletic Escaldes në udhëtim.
Ekipi shqiptar nga Tuzi i Malit të Zi, Deçiç ndeshet me skuadrën austriake, Rapidi i Vjenës.



