Prishtina në zi, ndërron jetë ish-futbollisti (FOTO)
Pas një sëmundjeje të rëndë, sot ka vdekur ish-futbollisti i Prishtinës, Sabit Dallku.
Sabiti ka luajtur për Prishtinën në fundvitet 70-ta dhe në fillim të viteve 80-ta. Sabiti ka qenë mbrojtës me nam i skuadrës së kryeqytetit.
Ka qenë pjesë e gjeneratës e cila pati filluar të krijohet me trajner Ilija Dimovskin, e që pastaj patën arritur majën e futbollit ish-jugosllav.
Hapave të babait me shumë sukses në karrierën e futbollit e kanë përcjell të dy djemtë, Armendi tani kapiten i Prishtinës, dhe Ardini futbollist i Vorskla Poltavës nga Ukraina.
Varrimi i të ndjerit bëhet nesër më 15 mars me kohë të “Xhuma-s” në varrezat e Vushtrrisë.
FC Prishtina ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për vdekjen e ish-futbollistit dhe tani babait të kapitenit Dallku. /Periskopi/




