Prishtinë: Vdes një këmbësore goditet nga vetura

Prishtinë: Vdes një këmbësore goditet nga vetura

Një këmbësore ka vdekur si pasojë e goditjes nga një veturë në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë për Prishtinë, Flora Ahmeti, njoftoi se kjo e fundit nuk ka arritur t’i përballoj plagët e shkaktuara nga aksidenti.

Njëherit, ka bërë të ditur se është arrestuar ngasësi i veturës.

“Rreth orës 20:00, nga QKUK, jemi njoftuar se këmbësorja:  D.G (femër) 56 vjeç, nuk ka arritë të përballoj plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe e njëjta ka vdekur. Lidhur me këtë rast  hetuesit policor të njësitit të trafikut kanë nisë një hetim ndërkohë që është arrestuar ngasësi i automjetit”, tha Ahmeti.

Shpërndaje në: