Prizren, Skenderaj, Ferizaj… , shkojnë në rinumërim 100%
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka njoftuar se kanë marrë vendim për rinumërimin e 914 vendvotimeve që i takojnë të gjitha komunave të Kosovës.
Sipas njoftimit të KQZ’së 10 komuna do të bëhet rinumërimi 100 %, raporton Periskopi.
” Në 10 komuna do të rinumërohen 100% të vendvotimeve (Dragash, Kaçanik, Lespoaviq, Prizren, Skënderaj, Shtime, Ferizaj, Vushtrri, Mamushë dhe Ranillug”, thuhet në njoftim.
Kurse, sipas njoftimi rinumërimi i këtyre vendvotimeve do të zhvillohet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve dhe do të fillojë më 13 janar 2026, në orën 18:00./Periskopi/
KQZ vendos: 10 komuna do të shkojnë në rinumërim të plotë të votave



