Prizren: Vetëm 23.84% e qytetarëve kanë votuar deri më tani

Prizren: Vetëm 23.84% e qytetarëve kanë votuar deri më tani

Qytetarët e Kosovës u janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e komunave dhe asamblistët.

Në komunën e Prizrnit sipas KQZ-së kanë të drejtë vote 188 mijë e 882 votues.

 

Deri në ora 17:00, kanë votuar 41,956

Derisa në për qindje pjesëmarrja është 23,84%

 

Procesi zgjedhor ka nisur në ora 07:00 dhe përfundoi në ora 19:00.

Ndërkohë garë e fortë në këtë komunë pritet të zhvillohet mes Shqir Totaj nga PDK  dhe Artan Abrashi nga VV dhe Driton Selmanaj nga LDK.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të siguruar një proces të rregullt, transparent dhe të qetë.

Edhe Policia e Kosovës, përmes hartimit të urdhrit operativ policor ka njoftuar se ka bërë të gjitha planifikimet e saja policore lidhur me zgjedhjet lokale, të cilat do të mbahen me 12 tetor 2025, në Republikën e Kosovës./Periskopi/

Shpërndaje në: