Profesori nga Britania: Serbia duket se i përdori makinat e dhuruara nga ShBA-ja për t’i trajnuar terroristët

Profesori nga Britania: Serbia duket se i përdori makinat e dhuruara nga ShBA-ja për t’i trajnuar terroristët

Në vazhdën e publikimeve të provave lidhur me sulmin terrorist, mbrëmë Xhelal Sveçla ka publikuar disa video ku shiheshin grupe të armatosura derisa stërviteshin në Serbi, konkretisht në prona të kriminelit Milan Radojçiq.

Profesori universitar britanik nga Westminster University, Aidan Hehir, duke iu referuar pamjeve ka hedhur dyshime se në stërvitjen e terroristëve janë përdorur edhe makinat “Humvees”, që ShBA-ja ia kishte dhuruar Serbisë.

“Makina duket si një Humvee amerikane. Sigurisht, Departamenti Amerikan i Mbrojtjes nuk do të jetë shumë i lumtur që Serbia përdori Humvees të dhuruara nga SHBA për t’i trajnuar terroristët? Vuçiq ka shumë për të shpjeguar!”, ka shkruar ai në rrjetin social X.

Shpërndaje në: