Programi për rivendosjen e refugjatëve në BE po përparon shumë ngadalë

Programi për rivendosjen e refugjatëve në BE po përparon shumë ngadalë

Koordinatori i Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), Babar Baloch në kampin e refugjatëve në rajonin Idomeni që ndodhet në afërsi të kufirit mes Greqisë dhe Maqedonisë ka theksuar se programi i Bashkimit Europian për rivendosjen e refugjatëve në vendet e BE-së po përparon shumë ngadalë. Sipas tij është shumë i pakët numri i refugjatëve që do të pranojnë vendet të cilat kanë njoftuar se do të pranojnë refugjatë, teksa numri i tyre në kamp është goxha i madh, raporton Anadolu Agency (AA).

Baloch duke rikujtuar se vitin e kaluar u mundësua një marrëveshje mes vendeve të BE në lidhje për ofrimin e ndihmës ndaj vendeve që do të pranonin një numër të madh të refugjatëve, ka shtuar më tej se ky program gjithashtu përfshinte edhe regjistrimin, pranimin, selektimin mes refugjatëve dhe rivednosjen e tyre në vendet e BE-së.

Duke vënë në dukje se ky program aktualisht është i vlefshëm vetëm për refugjatët sirianë dhe ato irakianë ai u shpreh se: “Mendoj se do të rritet presioni nëse Evropa nuk do të hedhë ndonjë hap për të mbështetur Greqinë për çështjen në luftën kundër krizës me refugjatët. Refugjatët nuk do të mund të durojnë më tepër nga kjo situatë dhe për këtë arsye mendoj se Evropa si një rrugë të vetme që programi i rivendosjes të funksionojë në mënyrën më të mirë ka që vendet e BE-së të pranojnë më tepër refugjatë. Sepse nëse nuk hapen vende për këto refugjatë në ato vende, nuk do të jetë mirë nga pikëpamja e solidarizimit dhe marrjes së përgjegjësisë për ti transferuar ato në një vend tjetër. Nëse vendet e BE-së nuk rritin numrin e refugjatëve që do të pranojnë do të jetë shumë e vështirë të luftohet me krizën e refugjatëve”.

Baloch ndër të tjera ka theksuar se janë përpjekur që refugjatët të cilët aktualisht janë në kushte të vështira në Idomeni ti transferojnë në kampet e tjera të ndërtuara brenda kufijve të Greqisë. Ai ka shtuar se në përgjithësi refugjatët preferojnë të ndodhen në afërsi të kufirit ku dhe për këtë arsye deri tani shumë pak refugjatë kanë pranuar të transferohen në kampe të tjera.
“Bisedojmë në mënyrë individuale dhe në grupe me refugjatët. Kryesisht me ato që janë në situata më të ndjeshme bisedojmë me përparësi. Iu shpjegojmë atyre kampet ku do të kenë kushte më të mira dhe iu bëjmë të ditur se kjo do të jetë në të mirën e tyre. Por deri tani afërsisht 900 refugjatë kanë pranuar këtë dhe janë transferuar nga kampi në Idomeni për në kampe të tjera” ka pohuar Baloch. Ai ka shtuar më tej se nga kampet e tjera me shpresën se do të hapen kufijtë vazhdojnë të mbërrijnë refugjatë në kampin në Idomeni dhe se kjo situatë vështirëson edhe më shumë punët.

 

Shpërndaje në: