Projektligji i buxhetit 2026 e përfshin edhe atë të Prishtinës, reagon Rama
Kreu i Kryeqytetit, Përparim Rama, ka reaguar pasi Komisioni për Buxhet dhe Financa ka miratuar njëzëri përfshirjen e buxhetit të Kryeqytetit në projekt-buxhetin për vitin 2026.
Rama theksoi se Komuna e Prishtinës ka përmbyllur procesin me profesionalizëm dhe në përputhje me kërkesat ligjore, duke u zotuar për vazhdim të punës me përgjegjësi dhe transparencë në shërbim të qytetarëve.
“Prishtina do të vazhdojë të punojë me përgjegjësi, transparencë dhe vizion të qartë zhvillimor, duke u siguruar që çdo mjet buxhetor të kthehet në investim konkret për qytetarët tanë”, shkroi Rama.
LAJMI I FUNDIT- Komisioni për buxhet e përfshin buxhetin e Prishtinës në projektligj



