Prokuroria – avokatit të Veselit: Ka rrethana që justifikojnë mbajtjen në paraburgim të ish-krerëve të UÇK’së

Prokuroria – avokatit të Veselit: Ka rrethana që justifikojnë mbajtjen në paraburgim të ish-krerëve të UÇK’së

Prokuroria e Speciales i është përgjigjur avokatit të Kadri Veselit lidhur me akuzat, se po i mbajnë në paraburgim ish-krerët e UÇK’së pa materiale, transmeton Periskopi.

‘’Është proces që kërkon rishikim të gjërë dhe pjesa më e madhe e stafit punojnë nga distanca dhe nuk kanë qasje në  datatbazat qendrore dhe kjo kërkon kohë. Paraburgimi ndodh në këto raste dhe rrethanat që justifikojnë mbajtjen në paraburgim vazhdojnë të ekzistojnë dhe dihet se të pandehurit kanë të drejtën e  ankesës.  ZPS nuk e ka mashtru askënd sa i përket afateve kohore.’’, shtoi ajo.

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson ka kritikuar Prokurorinë Speciale pse ish-krerët e UÇK po mbahen ende në paraburgim, pa materiale,transmeton Periskopi.

‘’Me shpresën që prokuroria do të jetë e gatshme dhe duhet ta dijmë sa do të zgjasë procesi paragjyqësor. Prokuroria u përgjigj se na po i sajojmë. Dua të dëgjoj e kam bërë pyetje edhe më përpara dhe kolegia ishte ajo që bëri këtë blerësim. Duhet të kërkojë fajle që të akuzuarit vazhDojnë të mbesin në paraburgim”, tha ai.

”Prokuroria e ka ditur gjatë gjithë këtyre seancave se 70 për qind e materialeve nuk janë bërë të njohura, na gënjyen të gjithëve, nuk ka parë njeri të sillet sikur kjo të ishte dicka normale, është jonormale që një prokuror i përgjegjshëm të sillet në këtë mënyrë.”.PERISKOPI/

Shpërndaje në: