Prokuroria e Gjakovës fillon hetimet për manipulim të votave në Malishevë

Prokuroria e Gjakovës fillon hetimet për manipulim të votave në Malishevë

Prokuroria Themelore në Gjakovë të premten ka njoftuar se ka autorizuar Policinë për të ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për dyshimet për manipulime me vota për kandidatët për deputetë në Komunën e Malishevës.

Në njoftim, Prokuroria ka thënë se hetimet do të synojnë identifikimin e personave përgjegjës, grumbullimin e informatave dhe sigurimin e provave relevante.

“Prokuroria Themelore në Gjakovë, mbetet e angazhuar në mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve dhe të trajtojë çdo rast të dyshuar, me synimin e ruajtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe sundimit të ligjit”, thuhet në njoftim.

Gjatë ditës së sotme, në Prizren u arrestuan rreth 109 persona mbi dyshimet që kanë bërë dallavere me votat për kandidatët për deputetë./Periskopi/

Operacioni me 200 policë e 4 prokurorë për kapjen e falsifikuesve të votave, 48 orë paraburgim për 109 të ndaluarit

Shpërndaje në: