Prokuroria e Mitrovicës kërkon paraburgim për 10 të dyshuar për manipulim votash

Prokuroria e Mitrovicës kërkon paraburgim për 10 të dyshuar për manipulim votash

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, paraqet kërkesë për paraburgim ndaj 10 personave të dyshuar për manipulim të votave në zgjedhjet e 28 dhjetor 2025.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka paraqitur kërkesë në gjykatë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dhjetë personave, të dyshuar për manipulim të numërimit me vota.

Lajmin për KP e konfirmoi Valon Preteni, zëdhënës i Prokurorisë.

Gjatë ditës, procesi i intervistimit të 43 kryesuesve të Qendrave Komunale të Numërimit në Mitrovicë të Jugut, Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan ka përfunduar, ndërsa 34 kryesues të intervistuarit janë dërguar në mbajtje 48-orëshe në Lipjan. Disa persona të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt”./Periskopi/

Zgjedhjet e 28 dhjetorit- Prokuroria në Mitrovicë urdhëron policinë të intervistojë 43 kryesues të QKN’ve

 

 

Shpërndaje në: