Prokuroria e Vjenës: Burri që vrau gruan është po ashtu nga Kosova – e pranoi vrasjen
Burri që vrau ish-bashkëshorten e tij, 39-vjeçaren Zoja Oroshi, në Austri, është po ashtu nga Kosova.
Këtë e ka konfirmuar për Klankosova.tv, Prokuroria e Wiener Neustadt.
Sipas përgjigjes së Prokurorisë, i dyshuari, një 47-vjeçar, ka pranuar kryerjen e vrasjes dhe aktualisht ndodhet në qendrën e paraburgimit.
Ngjarja e rëndë dyshohet se ka ndodhur si pasojë e problemeve familjare midis tij dhe viktimës.
“Mund të konfirmojmë se një shtetas austriak 47-vjeçar, me origjinë nga Kosova, dyshohet se ka vrarë gruan e tij më 5 prill 2026, në Soss, duke i shkaktuar plagë me armë zjarri dhe thikë. I akuzuari ka pranuar krimin dhe është dërguar në Qendrën Korrektuese Wiener Neustadt. Një urdhër paraburgimi është kërkuar tashmë. Hetimi policor vazhdon, ndërsa problemet familjare midis autorit dhe viktimës po shqyrtohen si motiv i mundshëm”, tha Prokuroria për Klankosova.tv.
Mediat austriake raportuan se 39-vjeçarja u gjet e vdekur në kopshtin e shtëpisë dhe la pas vetes katër fëmijë./Periskopi/
Tragjedi në Austri, një shqiptar nga Kosova mbyt ish-bashkëshorten



