Prokuroria jep detaje në lidhje me zjarrin që kaploi IML-në mbrëmë

Prokuroria jep detaje në lidhje me zjarrin që kaploi IML-në mbrëmë

Objekti i Institutit të Mjekësisë Ligjore mbrëmë u përfshi nga zjarri.

Lidhur me këtë incident, Prokurori i Shtetit ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me njësitë relevante. I njëjti ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore nga vendi i ngjarjes, si dhe ka lëshuar autorizime të ndryshme për ndriçimin e shkaqeve të këtij incidenti.

“Prokuroria është në pritje të këtyre raporteve, andaj në rast të paraqitjes së elementeve të veprës penale, do të veprojë tutje konform dispozitave ligjore të KPPRK-së”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

 

Shpërndaje në: