Prokuroria kërkon caktimin e masës së paraburgimit për gardianin që tentoi të fuste narkotikë në Dubravë

Prokuroria kërkon caktimin e masës së paraburgimit për gardianin që tentoi të fuste narkotikë në Dubravë

Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për S.D., zyrtar i Shërbimit Korrektues të Kosovës, i cili dje u arrestua nën dyshimin se tentoi të fuste substanca narkotike në Qendrën Korrektuese të Dubravës.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Prokuroria Themelore në Pejë ka parashtruar kërkesë për caktimin masës së paraburgimit ndaj zyrtarit të shërbimit korrektues në Dubravë, i cili është kapur me narkotikë”, tha ai.

SHKK dje tha se rër rastin janë njoftuar menjëherë Policia e Kosovës dhe Prokurori i Shtetit, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës ka ndërmarrë masa të menjëhershme disiplinore ndaj zyrtarit në fjalë, duke e suspenduar atë nga detyra. Vendimi për pezullim është marrë nga Komisioni Disiplinor i SHKK-së dhe masa mbetet në fuqi deri në një vendim tjetër”./Periskopi/

Shpërndaje në: