Prokuroria Speciale del me detaje pas intervistimit të Martin Berishajt
Për herë të dytë, ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, është intervistuar nga Prokuroria Speciale të enjten.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta për Periskopin.
“Referuar kërkesës suaj, mund të konfirmojmë se z. Martin Berishaj është intervistuar të enjten nga Prokuroria Speciale, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen ndaj tij”, tha Luta.
Berishaj është shoqëruar në Prokurorinë Speciale nga avokati i tij, Tomë Gashi.
Ai ishte intervistuar për herë të parë për tri vepra penale në muajin mars të vitit 2024.
“Shpëlarja e parave”, “Shmangia nga tatimi” dhe “Mosraportimi ose raportimi i rremë i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare” ishin tri veprat penale për të cilat u intervistua Berishaj.
Më 6 shkurt të këtij viti, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet ndaj Berishajt edhe lidhur me procedurën e transportimit të votave në diasporë.
Avokati i tij e konfirmon: Martin Berishaj u intervistua sot nga Prokuroria Speciale



