Prokuroria Speciale: Hetimet ndaj Faton Pecit po vazhdojnë
Prokuroria Speciale e Kosovës ka dal me një sqarim ku ka thënë se hetimet ndaj Faton Pecit ish ministër i Bujqsisë nuk kanë pushuar por janë në vazhdim e sipër, raporton Periskopi.
Sipas Prokurorisë hetimet ndaj Faton Pecit nuk ndërlidhen me hetimet që janë duke u zhvilluar lidhur me dyshimet për keqpërdorim të granteve në sektorin e bujqësisë
Sqarimi i plotë:
Sqarim për media nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
Prishtinë, 03 prill 2026 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës sqaron opinionin publik se rasti për të cilin po raportohet se është hedhur kallëzimi penal ndaj F.P., nuk ndërlidhet me hetimet që janë duke u zhvilluar lidhur me dyshimet për keqpërdorim të granteve në sektorin e bujqësisë.
Rasti në fjalë ka të bëjë me një kallëzim penal të paraqitur nga subjekti politik LDK, i cili ndërlidhet me çështjen e ushtrimit të dy funksioneve në Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për të informuar drejtë opinionin publik, duke respektuar parimin e transparencës, si dhe duke ruajtur integritetin e procedurave hetimore.



