Prokuroria Speciale: Rozeta Hajdari u intervistua në cilësinë e të pandehurës
Prokuroria Speciale e Kosovës ka dal më një komunikatë për media ku ka sqaruar se ministrja e Tregitsë dhe Industrisë Rozeta Hajdari është intervstuar nga kjo prokurori në cilësinë e të pandehurës, shkruan Periskopi.
Ajo dyshohet për skandalin me rezervat shtetërore.
Sipas prokurorisë speciale, ajo dyshohet për veprën penale ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
“Pas interesimit të madh të mediave, Prokuroria Speciale, njofton opinionin publik se, sipas ftesës së kësaj prokurorie, Rozeta Hajdari, Ministre në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, është paraqitur në Prokurorinë Speciale për t’u intervistuar në cilësinë e të pandehurës, nën dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, nga neni 414 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me rezervat shtetërore”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Hajdari ka shfrytëzuar të drejtën e saj që të mbrohet në heshtje.
“Mirëpo, e njëjta sot nuk është deklaruar, dhe siç e parasheh Kodi i Procedurës Penale ka shfrytëzuar të drejtën për tu mbrojtur në heshtje”, bëhen me dije në njoftim.