“Propaganda dhe shpifje”, Ruzhdi Shehu tregon në detaje për situatën në Junik

“Propaganda dhe shpifje”, Ruzhdi Shehu tregon në detaje për situatën në Junik

Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka bërë të ditur përmes një komunikate zyrtare të degës së LDK-së në Junik se kjo parti ka fituar zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025 pa balotazh.

Përmes një reagimi në facebook, Shehu i është përgjigjur deklaratave të AAK-së, të cilat i ka quajtur “të pavërteta dhe shpifëse”.

Sipas komunikatës, procesi zgjedhor në Junik ka qenë i rregullt dhe pa incidente, ndërsa rezultatet preliminare të KQZ-së e rendisin LDK-në si partinë e parë në komunë, shkruan Periskopi.

Ndërsa ka theksuar se akuzat e AAK-së për shtim të votuesve dhe pjesëmarrje të personave me mbiemra që nuk janë të Junikut janë të pabazuara dhe se numri i votuesve është rritur në të gjitha komunat e Kosovës, për shkak të përditësimit të të dhënave nga Agjencia e Regjistrimit Civil.

Shpërndaje në: