Propaganda e Vuçiqit: Policia e Kosovës vrau Milenkoviqin pasi i ngriti duart për t’u dorëzuar

Propaganda e Vuçiqit: Policia e Kosovës vrau Milenkoviqin pasi i ngriti duart për t’u dorëzuar

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, dha një intervistë për televizionin publik serb e ku propagandat nuk kishin fund për ngjarjen e fundit në Banjskë të Zveçanit, përcjell Periskopi. 

Vuçiq pretendon se EULEX-i u refuzua nga Qeveria e Kosovës për të ndërhyrë në Branjskë pasi, sipas tij “shqiptarët donin t’i vrisnin të gjithë serbët”.

Propagandën nuk e ndalo me kaq. Ai madje tha se “Igor Milenkoviq [i vrari nga Policia e Kosovës] në momentin kur Policia e Kosovës e kanë zënë, ai i ka ngritur duart duke u dorëzuar, por u qëllua nga forcat e policisë”.

Tashmë Serbia ka dërguar një kërkesë në drejtim të EULEX-it, duke kërkuar që autopsia e terroristëve të vrarë në sulmin në Branjskë të bëhet në praninë e një eksperti të deleguar nga pala serbe.

Serbia me kërkesë të veçantë EULEX-it: Kërkon që autopsia e terroristëve të vrarë, të kryhet në praninë e një eksperti serb

Shpërndaje në: