Propaganda serbe: Petkoviqi viziton Sreqkon e plagosur në Veri, fyen rëndë Albin Kurtin

Propaganda serbe: Petkoviqi viziton Sreqkon e plagosur në Veri, fyen rëndë Albin Kurtin

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën dhe Metohinë” në Qeverinë e Beogradit, Petar Petkoviq, ka vizituar sot Sreqkon e famshëm që u plagos në aksionin e 13 tetorit.

Sreqko u raportua nga mediet serbe të ishte qëlluar në ditën e rëndë të tensioneve të 13 tetorit nga pjesëtarë të njësisë speciale të Kosovës.

Petkoviq tha që Sreqko Sofronijeviq u plagos në prag të shtëpisë së tij vetëm sepse ishte serb, në një gënjeshtër të radhës që kërkon mobilizimin e serbëve të Kosovës kundër shtetit të Kosovës.

“Sreqko Sofronijeviq u plagos në pragun e shtëpisë së tij vetëm për shkak të emrit dhe mbiemrit të tij. Ai është trim që mund të ishte vrarë për shkak të lojës së ndyrë të Albin Kurtit.”

“Presidenti Aleksandër Vuçiq është me të dhe me të gjithë popullin serb në Kosovë dhe Metohi,” vazhdoi më tej ai.

Gjendja e Sreqkos që po mjekohet në Beograd sipas mjekut Marko Ercegovac është e qëdnrueshme dhe e mirë. /Periskopi

Shpërndaje në: