Protesta në Izrael, kërkohet dorëheqja e Netanyahut
Qindra protesutes u mblodhën në qytetin verior izraelit Haifa, duke kërkuar zgjedhje të parakohshme dhe dorëheqjen e qeverisë së kryeministrit Benjamin Netanyahu.
Pjesëmarrësit brohoritën slogane që kritikonin veprimet e qeverisë dhe kërkonin ndryshim në udhëheqje.
Tubimi ishte pjesë e protestave të vazhdueshme mbarëkombëtare në të cilat është shprehur kundërshtim ndaj vendimeve politike të qeverisë gjatë muajve të fundit.
Protestuesit u bënë thirrje autoriteteve t’u përgjigjen kërkesave popullore për zgjedhje të reja./Periskopi/



