Protesta në Londër, kundër sulmeve me acid (Foto)
Qindra motoçiklist kanë bllokuar sheshin e parlamentit në shenjë proteste ndaj rritjes shqetësuese të sulmeve me acid.

Aktivistët me motoçikletat e tyre u bënë thirrje njerëzve që të ndalojnë sulmet me acid. Protesta e tyre filloi në Altab Ali Park e deri në qendër të Londrës, transmeton Periskopi.

Kjo protestë ndodhi për shkak të pesë sulmeve me acid që kanë ndodhur për vetëm 90 minuta hapësirë kohore. Një viktimë 24 vjeç është lënë me lëndime tejet të rënda./Periskopi/



