Protesta në Tiranë: Molotov, gaz lotsjellës, përplasje fizike, policia arreston 20 persona

Protesta në Tiranë: Molotov, gaz lotsjellës, përplasje fizike, policia arreston 20 persona

Këtë të shtunë u zhvillua një protestë e thirrur nga opozita përpara Kryeministrisë, e cila u tensionua pas fjalimit të kreut të PD-së, Sali Berisha.

Protestuesit hodhën Molotov dhe fishekzjarrë drejt Kryeministrisë, raporton euronews.al, transmeton Periskopi.

Më pas, ata u shpërndanë me gaz lotsjellës dhe ujë nga policia. Protestuesit më pas u zhvendosën drejt Kuvendit të Shqipërisë, ku pati edhe përplasje fizike mes tyre dhe forcave të rendit.

Si pasojë e këtyre ngjarjeve, policia ka arrestuar 20 protestues./Periskopi/

Shpërndaje në: