Protesta në Tiranë, pas hedhjes së molotovëve dhe fishekzjarreve-policia shpërndan turmën me ujë dhe gaz lotësjellës
Forcat e policisë ndërhynë këtë të shtunë duke përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit para Kryeministrisë, pas një situate të tensionuar gjatë protestës të thirrur nga Partia Demokratike.
Disa demonstrues hodhën molotovë dhe përdorën gaz lotsjellës drejt Kryeministrisë dhe kordonit të policisë, duke rritur tensionin në vendngjarje, raporton Euronews.al, transmeton Periskopi.
Nga incidenti nuk raportohet për të lënduar./Periskopi



