Protesta për UÇK-në, qytetarët e mbledhur nisin brohoritjet “UÇK, UÇK” – pamje nga Tirana
Mijëra qytetarë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Tiranë për protestën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK’së që po gjykohen në Hagë.
Ende pa nisur protesta, ata kanë filluar me brohoritje “UÇK, UÇK”, “Liri për çlirimtarët” dhe “Hashim Thaçi”, raporton Reporteri, transmeton Periskopi.
Protesta fillon në orën 17:00.
Policia ka bllokuar qarkullimin në Bulevardin e Ri deri në orën 19:00./Periskopi/



