PSD thumbon partitë opozitare në Kuvend: Jemi opozita e vetme në Kosovë

PSD thumbon partitë opozitare në Kuvend: Jemi opozita e vetme në Kosovë

Dy parti, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA kanë zyrtarizuar kohë më parë një koalicion parazgjedhor. Një ftesë për t’u bashkuar në këtë koalicion i ka shkuar edhe Partisë Social Demokrate, por që e kanë refuzuar.

Nga PSD kanë deklaruar se në zgjedhjet e ardhshme, kjo parti do të garojë e vetme dhe sipas tyre, 33 për qind e qytetarëve të Kosovës e vlerësojnë pozitivisht angazhimin e kësaj partie, ndërsa 12 për qind mendojnë se opozitarizmi i PSD-së i mungon aktualisht Kuvendit.

Nol Nushi ka thënë se kjo PSD sot është partia e vetme opozitare.

“Nga 2019 na po flasim se qysh PSD-ja është opozita e vetme në Kosovë. Puna jonë, angazhimi, argumentimi, insistimi jonë, kundërshtimi i fuqishëm të gabimeve të kësaj qeverie, janë karakteristikat tona që ish dashtë me karakterizuar secilin aktivistë, politikan që mëton me rrëzua këtë pushtet autoritar”, u shpreh Nushi.

Shpërndaje në: