Pse disa njerëzve nuk po iu kalon Covid-i? Shkencëtarët nisin hetimet

Pse disa njerëzve nuk po iu kalon Covid-i? Shkencëtarët nisin hetimet

Pjesa më e madhe e njerëzve e përjetojnë Covid-19shin si një sëmundje për pak kohë: sapo të luftohet infeksioni, ata bëhen shëndosh e mirë. Por, prova të reja po dalin dritë të një pakice domethënëse të cilët po vuajnë nga simptomat afatgjata për një muaj a më shumë.

Raportimet kanë treguar se këta njerëz mbeten me lodhje, dhimbje muskujsh dhe vështirësi në koncentrim. Grupet e mbështetjes online në Facebook tashmë janë habur, dhe kanë mijëra njerëz që thonë se nuk janë përmirësuar nga Covid-19shi edhe pse ai iu ka kaluar qe shumë kohë.

Duke folur në emisionin e Andrew Marrit në BBC gjatë ditës së djeshme, Matt Hancock tha se e kishte të vështirë ta përcaktonte shkallën e këtij problemi.

“Ky është vërtet problem serioz për atë pakicë njerëzish që e kanë Covid-in,” tha sekretari i shëndetësisë së Mbretërisë së Bashkuar, raporton Guardian, përkthen Periskopi.

“Do njerëz kanë efekte afat-gjata që duken si sindromi i lodhjes post-viral.”

Shkencëtarët kanë nisur të hetojnë shkaqet e mundshme për atë lodhje të pandalshme, por thonë që është e mundut të ketë shumë arsye pse disa njerëzve iu duhet më shumë kohë për t’u shëruar. /Periskopi

Shpërndaje në: