Pse është kaq e vështirë për ne të mbajmë mend se çfarë ka ndodhur deri në moshën 4-vjeçare?

Pse është kaq e vështirë për ne të mbajmë mend se çfarë ka ndodhur deri në moshën 4-vjeçare?

Thonë se personalitetet tona janë formuar në fëmijërinë tonë, por sa ironike është që mezi mbajmë mend ndonjë gjë nga fëmijëria. Ky fenomen ju ndodh të gjithë njerëzve dhe madje ka edhe një term zyrtar-amnezi fëmijërie. Teksa rritemi, ne harrojmë njerëzit, ngjarjet dhe madje edhe vendet që kemi hasur si fëmijë.

Ka ende shumë kërkime aktive mbi këtë temë, por më poshtë mund të lexoni disa informacione vërtet të rëndësishme rreth këtij fenomeni që shpesh mund ta keni çuar ndër mend:

Çfarë është amnezia e fëmijërisë dhe kur ndodh?

Amnezia e fëmijërisë është pamundësia e të rriturve për të kujtuar detajet e ngjarjeve apo edhe ngjarjet e plota që u kanë ndodhur para moshës 4-vjeçare. Disa studiues shkuan edhe me tej dhe zbuluan se fëmijët para moshës 7 vjeç janë në gjendje të kujtojnë 60% ose në shumë të ngjarjeve të së shkuarës së tyre. Ndërsa fëmijët 8 dhe 9 vjeç, mund të kujtojnë deri në 40%. Kjo do të thotë se teksa ne kalojmë në faza të ndryshme të zhvillimit tonë, aq më pak kujtojmë ato që kanë kaluar.

Kujtimet tona janë të lidhura ngushtë me aftësinë tonë për të folur

Një nga teoritë, pse nuk i ruajmë kujtimet tona të fëmijërisë është se nuk mund të komunikonim verbalisht në atë kohë. Kur flasim për një kujtim, ne përdorim fjalë dhe mund ta përshkruajmë atë me shumë detaje. Shumica e foshnjeve nuk fillojnë të flasin para moshës 2 vjeç, kështu që ata thjesht nuk janë në gjendje të krijojnë një kujtesë kohezive.

Prindërit tanë ndryshojnë versionin e historive

Një studim tjetër tregon se prindërit tanë janë në gjendje të ndryshojnë rrëfimin e fëmijërisë sonë. Mendoni për këtë: kur nuk mbani mend diçka ju prireni t’i kërkoni nënës ose babait t’ju ndihmojnë që ta kujtoni. Mirëpo, ata mund të kenë versione të ndryshme të historisë, sepse ashtu e mbajnë mend dhe ata. Kjo gjë juve ju konfuzon akoma edhe më tepër.

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
S’ka medalje, Akil Gjakova eliminohet nga Evropiani

Akil Gjakova është ndalur në luftën e dytë të Kampionatit Evropian të xhudos që po…

A po rrezikohet regjistrimi i komunitetit boshnjak me terminologjinë e gabuar?

Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet, për shkak…

Abdixhiku në Shtime e quan Kurtin populist: Kosova në deficit rekord tregtar prej 5 miliardësh euro

Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka qëndruar në Shtime ku ka thënë…

Hidhet sërish molotov në derën e bashkisë së Tiranës

Në protestën e sotme që po mbahet në Tiranë është hedhur sërish molotov nga protestuesit…

Haliti: Kushdo që kreu vrasjet e pasluftës për ta kompromentuar UÇK-në, dora iu thaftë

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka thënë se vrasjet e pasluftës janë përdorur me qëllim…

Deputeti i VV-së i përgjigjet Kurtit: Nuk e votoj Kodin Civil edhe nëse më bën presion

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në ngjarjen e organizuar nga Partia Socialdemokrate…

“Ose përjashtojeni Xhevatin, ose shkoni n’shpi”, studentët ndërprejnë konferencën e MAShTI-t

Lëvizja Feministe Studentore, të premten, ka ndërprerë Konferencën STEMinists’24 e organizuar nga Ministria e Arsimit,…

Vërtetohen pretendimet e Ardian Kastratit, Projektligji për tekste shkollore nuk pati vota të mjaftueshme

Përveç deputetëve e partive politike, tashmë edhe organizatat joqeveritare po kërkojnë që Projektligji për tekste…