Pse familjet në Itali s’mund t’i varrosin e t’iu thonë lamtumirë familjarëve të vrarë nga koronavirusi?

Pse familjet në Itali s’mund t’i varrosin e t’iu thonë lamtumirë familjarëve të vrarë nga koronavirusi?

Italia ka ndaluar edhe varrimet për shkak të krizës së koronavirusit. Për shumë njerëz, virusi iu ka vjedhur familjeve shansën e fundit për t’i dhënë lamtumirën atyre.

“Kjo pandemi vret dy herë,” tha Andrea Cerato, i cili punon në një shtëpi funeralesh në Milan. “Së pari, të izolon prej më të dashurve tu para se të vdisni. Dhe s’e lejon askënd që të përshëndetet me ta.”

“Familjet janë të shkatërruara dhe e kanë të zorshme që ta pranojnë një gjë të tillë.”

“Ata nuk kanë asnjë zgjidhje pos që të na besojnë neve”

Në itali, shumë prej viktimave të Covid-19 po vdesin të izoluar në spital pa asnjë familjar apo të afërm pranë vetes. Vizitat janë të ndaluara për shkak të rrezikur nga kontaminimi, shkruan BBC, përkthen Periskopi.

Ndërsa autoritetet shëndetësore thënë se virusi nuk mund të transmetohet pas vdekjes, megjithatë ai mund të mbijetojë në rroba për disa orë. Kjo nënkupton se kufomat varrosen menjëherë.

“Ka shumë familje të cilat na pyesin nëse mund ta shohin trupin për të fundit herë. Por është e ndaluar,” tha Masimo Mancastroppa nga Cremona.

Të vdekurit nuk mund të varrosen me rrobat e tyre më të mira e të preferuara.”

Të afërmit e atyre që vdesin nga virusi shpesh e gjejnë veten në karantinë edhe vetë.

“Ne i marrim të gjitha përgjegjësitë për ta. Ne iu dërgojmë atyre fotografi të arkivolit, dhe më pas e marrim kufomën nga spitali dhe e varrosim ose e djegim. Nuk kanë asnjë zgjedhje pos të na besojnë.”

Arikulli i plotë është përkthyer nga BBC. /Periskopi

Shpërndaje në: