Pse martesat dështojnë?

Pse martesat dështojnë?

Me martesën që ka një normë prej 50 për qind mundësi për të mos shkuar siç duhet, është e qartë pse njerëzit nuk kanë mendime më pozitive për të, ashtu si njerëzit që nuk hanë shëndetshëm, edhe kur e dinë se çfarë është e mirë për ta.

Paradoksalisht, pikërisht në marrëdhëniet tona më të qëndrueshme dhe më të rëndësishme, ne kemi më pak të ngjarë të jemi vetja jonë më e pjekur dhe e matur. Jeta reale është e rrëmujshme dhe e komplikuar. Kur ne ndajmë një hapësirë ​​jetese me një person tjetër, lidhim financat tona së bashku, negociojmë seksualitetin dhe peshojmë vendimet e panumërta që kërkon jeta e përditshme, natyrshëm që gjërat mund të shkojnë keq.

Pastaj kemi “bagazhin” që sjellim nga familja jonë e parë, dhe të gjitha çështjet e pazgjidhura të së kaluarës, për të mos folur pastaj për të gjitha streset që grumbullohen, teksa ecim përgjatë ciklit jetësor. Nëse bëjmë apo adoptojmë një fëmijë është edhe më e vështirë, pasi asgjë nuk është më e vështirë për një martesë, sesa shtimi apo zvogëlimi me pjesëtarë të familjes.

Në fakt, mua më habit fakti pse të gjitha martesat nuk marrin fund, që nga dita e parë e jetës së një fëmije.

Një nga mënyrat për të kuptuar se pse martesat dështojnë, është marrja në konsideratë e reagimit të përballjes ose ikjes. Kur spiralet e ankthit janë mjaft të larta dhe zgjasin mjaftueshëm, edhe marrëdhënia më e pjekur mund të fillojë të duket si jo-funksionale.

Për të parafrazuar romancieren Mary Karr, një martesë jofunksionale është çdo martesë që ka më shumë se një person në të. Unë u kujtoj gjithmonë lexuesve të mi, që edhe martesat më të mira ngecin në shumë distancë, shumë intensitet dhe shumë dhimbje. Prirja jonë automatike për të luftuar ose ikur është e fortë, dhe martesa është një ‘rrufepritëse’ që thith ankthe dhe intensitet nga çdo burim.

Në rast se nuk e keni vënë re, stresi do të jetë gjithmonë me ne. Jeta është një gjë pas një tjetre, kështu që është normale që njerëzit e martuar të ecin përpara ndërmjet konfliktit (përgjigjes së luftës) dhe distancës (reagimit të ikjes). Dhe vetëm për shkak se universi ju jep një stres gjigant, kjo s’do të thotë se nuk do t’ju godasë ju dhe të tjerët teksa jeni përtokë me moralin.

Pra, shëndeti i nënës suaj po përkeqësohet, qeni juaj ngordh, djali juaj largohet nga qendra e trajtimit, dhe bashkëshorti distancohet nga ju – të gjitha në të njëjtin vit. Përveçse nëse nuk jeni një shenjtor ose një budist i evoluar, intimiteti me partnerin tuaj, mund të jetë gjëja e parë që duhet parë.

Nëse keni vullnet të mirë dhe një dëshirë të sinqertë për një marrëdhënie më të mirë, gjithçka mund të përmirësohet. Me martesën, ashtu si me mësimin e një gjuhe, ose rutina e ushtrimeve fizike, asgjë nuk është më e rëndësishme sesa motivimi. Edhe nëse mendoni se keni provuar gjithçka, gjithmonë ka diçka të re për të bërë. / “psychologytoday.com”

Shpërndaje në: