Pse na bien flokët? Nga arsyet deri te mitet

Pse na bien flokët? Nga arsyet deri te mitet

Rënia e flokëve është një nga shqetësimet më të mëdha për çdo njeri. Ndonëse ka edhe meshkuj që zgjedhin vetë të qëndrojnë pa flokë duke i qethur ato. Mjekët besojnë se ka disa arsye që ndikojnë në rënien e flokëve, disa prej të cilave nuk varen aspak nga ne. Por nuk duhet neglizhuar fakti që edhe vetë kemi në dorë të kujdesemi…

1.Gjenetika (e quajtur edhe alopecia androgjenike):
Ky është shkaku më i zakonshëm i humbjes së flokëve dhe prek si meshkujt ashtu edhe femrat. Kur meshkujt kanë humbje të trashëgueshme të flokëve, fillimisht bëhet e dukshme një vijë flokësh në rënie, ndërkohë që një pjesë tjetër shikojnë mungesa më të theksuara të flokëve në formë hapësirash të rrumbullakëta, veçanërisht në pjesën e sipërme të kokës. Femrat nga ana tjetër, nuk kanë tendencë për shenja të tilla të humbjes së flokëve, të paktën jo me të njëjtën shpejtësi si meshkujt.

2.Sëmundjet shëndetësore

Humbja e flokëve mund të jetë shenja e parë e një sëmundjeje. Rreth 30 lloje sëmundjesh, përfshirë atë të tiroides dhe anemisë, shkaktojnë humbje të flokëve. Duke trajtuar sëmundjen, humbja e flokëve shpesh mund të ndalet. Nga ana tjetër, një rënie e konsiderueshme e flokëve mund të ndodhë pas një sëmundjeje që keni kaluar. Një ndërhyrje kirurgjikale, ethe e lartë, infeksion i rëndë, apo edhe një  grip i rëndë mund të shkaktojnë humbje të flokëve.

3.Hormonet dhe stresi

Lindja: Pas lindjes, disa gra kanë humbje të dukshme të flokëve. Niveli i rënies së estrogjenit shkakton humbje të flokëve, por ky është një proces i përkohshëm. Pas disa muajsh, femrat shohin që flokët e tyre rilindin.

Menopauza: Rënia e flokëve është e zakonshme gjatë menopauzës. Kjo rënie është shpesh e përkohshme. Flokët ri-rriten me kalimin e kohës, por nëse një grua është në të 40-at ose më tepër, ajo nuk duhet të presë që flokët e saj, të kenë të njëjtën fortësi dhe dendësi si më parë.
Stresi: Përjetimi i një ngjarje traumatike, stresi i situatave të ndryshme të jetës së përditshme mund të shkaktojë humbje të flokëve.

4.Dieta e dobët ushqimore
Humbja e peshës: Tek disa persona vërehet rënie e flokëve, pasi humbasin peshë shpejt dhe në sasi më të madhe, nga sa i takon organizmit. Humbja e flokëve mund të shfaqet 3 deri në 6 muaj pas humbjes së peshës.

Mungesa e proteinave: Kur trupi nuk merr proteina mjaftueshëm fillon të racionojë proteinën që merr. Një mënyrë që trupi të mund racionojë proteina, është të frenojë rritjen e flokëve. Rreth 2 deri 3 muaj pasi një person nuk merr proteina të mjaftueshme, vihet re rënie flokësh. Mishi, vezët dhe peshqit janë burim i mirë i proteinave. Vegjetarianët mund të marrin më shumë proteina duke shtuar arra, fara dhe fasule në dietën e tyre.

Hekuri: Pamjaftueshmëria e hekurit mund të çojë në rënien e flokëve. Burime të mira vegjetariane të hekurit janë drithërat e fortifikuara me hekur si soja, farat e kungullit, fasulet e bardha, thjerrëzat dhe spinaqi. Nga ana tjetër, për të marrë sasi më të madhe hekuri, këshillohet konsumi i suplementeve apo preparateve që kanë përmbajtje hekuri.

Çrregullimi i të ngrënit: Kur një person ka një çrregullim të ngrënies, humbja e flokëve është e zakonshme. Anoreksia dhe bulimia mund të shkaktojnë humbje të flokëve.

5.Përdorimi i medikamenteve për trajtimin e rasteve të ndryshme shëndetësore

Disa lloje medikamentesh mund të shkaktojnë humbje të flokëve. Këtu përfshihen: holluesit e gjakut, vitamina A në dozë të lartë, medikamentet që trajtojnë artritin, depresionin, problemet e zemrës dhe presionin e lartë të gjakut.
Gjithashtu edhe pilulat kontraceptive tek disa femra mund të sjellin rënie të flokëve. Ka dhe raste të tjera, kur rënia e flokëve fillon pas ndalimit të marrjes së këtyre pilulave.

6.Steroidet anabolike

Steroidet e marra për të ndërtuar muskujt dhe për të përmirësuar performancën atletike, mund të shkaktojnë humbje të flokëve.

7.Kujdesi jo i duhur për flokët

Stilimi i flokëve dhe disa nga produktet që përdorni për flokët, mund të shkaktojnë rënie të tyre.
Hapja (çelja) e shpeshtë e ngjyrës së flokëve mund t’i dëmtojë ato. Përdorimi i rregullt i ngjyrave, xhelit stilues ose fiksues, shkuma dhe spraj fiksues ose stilues, gjithashtu mund të shkaktojë dëmtim dhe rënie të flokëve. Dermatologët rekomandojnë kufizimin e përdorimit të këtyre produkteve për flokët. Më pak përdorim, shpesh nënkupton më pak dëmtim të flokëve.
Përdorimi i shpeshtë i tharëseve apo objekteve të tjera stiluese me nxehtësi ka tendencë të dëmtojë flokët. Nxehtësia e lartë mund të largojë ujin në boshtin e flokëve, duke i lënë ata të brishtë dhe të prirur për tharje dhe këputje. Dermatologët rekomandojnë kufizimin e përdorimit të këtyre pajisjeve, ose përdorimin e produkteve mbrojtëse ndaj nxehtësisë.
Llastiqet e flokëve, kapëset dhe shiritat e gomës, kur përdoren për të mbajtur flokët fort, kanë tendencë të këpusin dhe të dëmtojnë fijen e flokut.
Larja, tharja dhe krehja jo korrekte
Gabime të thjeshta në dukje, por që sjellin dëmtime të mëdha tek floku ndodhin edhe në procedurat e mëposhtme:
-Përdorimi i shampos në sasi më të madhe nga sa duhet;

Vendet me shumë tullacë

Ja se cilat vende në botë ku njerëzit janë tullacë dhe vuajnë nga rënia e flokëve: Republika Çeke,  Spanja,  Gjermania,  Britania,  Shtetet e Bashkuara, Holanda Kanadaja.

Shpërndaje në: