Pse tifozët e Liverpool besojnë se do të shpallen kampion pas kësaj fotoje?

Pse tifozët e Liverpool besojnë se do të shpallen kampion pas kësaj fotoje?

Tifozët e Liverpoolit kanë marrë një optimizëm të madh në garën e titullit të Premier Ligës thjesht për shkak të yllit të hip-hopit Drake.

Kanadezi pati një turne dy mujor në Evropë, ndërsa të dielën vendosi të vizitonte ‘Etihad Stadium’ dhe golashënuesin e Manchester Cityt, Sergio Aguero.

Ata pozuan bashkë në dhomat e zhveshjes të ekipit të Cityt. Dhe shumë njerëz mendojnë se ekipi i Pep Guardiolas mund të bëhet viktima e fundit e ‘Mallkimit të Drake’, transmeton Periskopi.

Kjo pasi në vitin 2014, Drake pozoi me sulmuesin e Liverpool Daniel Sturridge dhe ‘Të Kuqtë’ humbën garën për titull krejt në fund të kampionatit.

Ai vazhdoi edhe të vizitonte skuadrën e NBA, Toronto Raptors sezonin e kaluar. Ata edhe pse ishin favoritë për të kaluar në finale, dështuan në fazën play-off.

Po ashtu, reperi i njohur vizitoi McGregor para sfidës me Khabib dhe fundi dihet – luftëtari irlandez pësoi humbje në raundin e katërt.

Tashmë në vitin 2019, Drake ka vizituat kampin e Manchester Cityt dhe shpresat për tifozët e L’pool janë të mëdha. /Periskopi/

Shpërndaje në: