PSG arrin marrëveshje me Wolfsburg për Julian Draxler

PSG arrin marrëveshje me Wolfsburg për Julian Draxler

Sipas burimeve të L’Equipe dhe Goal, skuadra franceze ka arritur marrëveshje me klubin gjerman për të transferuar yllin e tyre, për shumën 45 milionë euro, transmeton Periskopi.com.

draxler

Julian Draxler

 

Wolfsburg do të pranojë shumën në dy transaksione, të parin 35 milionë euro dhe të dytin 10 milionë euro bonuse.

Draxler ishte i lidhur me një transferim te Arsenal e Juventus, por tani ai do të nënshkruajë me PSG, ku besohet se do të nënshkruajë kontratë për 3 apo 4 vite.

PSG po ashtu ka bërë ofertë edhe për mbrojtësin e majt të Ëolfsburg, Ricardo Rodriguez. /Periskopi/

Shpërndaje në: