PSG e lut edhe njëherë Mbappen, i bën ofertën e çmendur

PSG e lut edhe njëherë Mbappen, i bën ofertën e çmendur

Kylian Mbappé e ka marrë një ofertë marramendëse nga Paris Saint-Germaini, në bazë të së cilës, ylli francez do të paguhej plot 6 milionë euro në muaj.

Me këtë rast, 25 vjeçari do të paguhej plot 72 milionë euro në vit.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi francez, “L’Equipe”.

Me këtë rast, sulmuesi francez do të merrte para më shumë se Ousmane Dembele (€1.12M), Marquinhos (€1.12M), Lucas Hernandez (€1.1M), Milan Skriniar (€1.1M) e Gianluigi Donnarumma (€850K), që marrin së bashku.

Përfaqësuesi francez është duke i kaluar muajt e fundit të kontratës me klubin nga “Parku i Princave” dhe është i vendosur për t’u larguar prej aty, për ta provuar një eksperiencë të re.

Sipas të gjitha gjasave, ish-futbollisti i Monacos do të përfundojë në Real Madrid.

Sidoqoftë, sheikët arabë po mundohen ta joshin me oferta të reja në mënyrë që t’ia kthejnë mendjen dhe ta bindin që të qëndrojë në klubin parisien.

Shpërndaje në: