PSG-ja përmbys Barcelonën me fitore bindëse dhe kalon në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

PSG-ja përmbys Barcelonën me fitore bindëse dhe kalon në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Paris Saint-Germaini ka eliminuar Barcelonën nga Liga e Kampionëve, duke përmbysur gjithçka nga ndeshja e parë çerekfinale, e fituar 2:3 nga “Blaugranët” në kryeqytetin francez.

Skuadra e drejtuar nga Luis Enrique triumfoi sonte me rezultatin 1:4, duke siguruar kalimin në gjysmëfinale me rezultatin e përgjithshëm 4:6, shkruan Gazeta Express.

Raphinha (12’) kaloi fillimisht në epërsi vendasit, për të cilët gjërat u komplikuan në minutën e 29-të, kur nga loja direkt me karton të kuq u përjashtua Ronald Araujo.

Ousmane Dembele (40’) realizoi për të barazuar shifrat, me PSG-në që përmbysen gjithçka në pjesën e dytë.

Vitinha (54’) dhe Kylian Mbappe (61’ penallti, 89’) shënuan golat e fitores dhe të kualifikimit tutje për parisienët.

Paris Saint-Germaini në gjysmëfinale do të takohet me Borussia Dortmundin, që sonte eliminoi Atletico Madridin.

Shpërndaje në: