PSG kërcënues për Milanin, vihet pas Kessie

PSG kërcënues për Milanin, vihet pas Kessie

Franck Kessie është lojtari i radhës në listën e dëshirave të PSG.

Mesfushori i Bregut të Fildishtë, Kessie, pëlqehet shumë nga skuadra parisiene, e cila këtë verë bëri disa transferime.

Kessie synohet për merkaton e janarit, dhe PSG ka kontaktuar tashmë klubin e Milan, përcjell Periskopi.

Lojtari ka kontratë deri në vitin 2022 dhe thuhet se ka një hapësirë të madhe mes asaj se sa ofron klubi dhe sa kërkon Kessie.

PSG, si gjigant ekonomik, synon të shfrytëzojë këtë situatë dhe me një pagë më të majme ta ketë lojtarin në radhët e veta.

Leonardo tashmë ka kontaktuar Maldinin dhe po diskutohet për një marrëveshje të mundshme që do të finalizohej në janar. /Periskopi/

Shpërndaje në: