Publikimi i e-maileve të Epstein, ish-kreu i Thesarit dorëhiqet nga të gjitha postet

Publikimi i e-maileve të Epstein, ish-kreu i Thesarit dorëhiqet nga të gjitha postet

Ish-dekani i Universitetit të Harvardit dhe ish-Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Larry Summers, ka njoftuar se po jep dorëheqjen nga të gjitha postet publike pas publikimit të emaileve që tregojnë se ai mbante një marrëdhënie miqësore me abuzuesin seksual Jeffrey Epstein.

Në një deklaratë dërguar gazetës The Harvard Crimson dhe mediave të tjera, Summers tha se po jepte dorëheqjen për të “rivendosur besimin dhe për të riparuar marrëdhëniet me njerëzit më të afërt me të”, raportoi AP.

“Ndihem thellësisht i turpëruar për veprimet e mia dhe e njoh dhimbjen që ato kanë shkaktuar. Marr përgjegjësi të plotë për vendimin tim të gabuar për të vazhduar komunikimin me Epsteinin”, thuhej në deklaratë.

Summers shtoi se do të vazhdojë të japë mësim.

Uebsajti i tij tregon se ai jep disa kurse në ekonomi në Harvard.

Epstein kreu vetëvrasje në një burg të Manhattanit në vitin 2019, ndërsa priste gjyqin për akuzat për abuzim seksual dhe trafikim të të miturve.

Emailet e publikuara tregojnë se shumë anëtarë të rrethit të njerëzve të pasur dhe të fuqishëm të Epsteinit vazhduan të mbanin kontakt me të edhe shumë kohë pas pranimit të fajësisë nga ana e tij./Periskopi/

Shpërndaje në: