Publikohen fotografi në vendin ku pati gjuajtje me armë në lagjen “Kodra e Diellit”

Publikohen fotografi në vendin ku pati gjuajtje me armë në lagjen “Kodra e Diellit”

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në orën 15:00 ka pasur të shtëna me armë zjarri në lagjen “Kodra e Diellit”, në Prishtinë.

Sipas njoftimit të policisë, një person është lënduar, teksa janë identifikuar katër të dyshuar.

Ata janë arrestuar më pas.

Policia është duke e hetuar rastin.

“Sot rreth orës 15:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në lagjen Kodra e Diellit, në Prishtinë.  Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karaketrizojnë rastin.  Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast  një person është lënduar, dyshohet nga përleshja fizike. Lidhur me këtë rast deri tani janë identifikuar katër persona të dyshuar dhe të  njëtjtit janë arrestuar nga ana e policisë.  Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për  sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shpërndaje në: