“Punëtorët në Kosovë më të pa mbrojturit në Evropë në vitin 2024”

“Punëtorët në Kosovë më të pa mbrojturit në Evropë në vitin 2024”

Kryetari Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini në Ditën e Ndërkombëtare të Punës ka thënë se punëtorët në Kosovë janë më të pa mbrojturit në Evropë për vitin 2024.

Shahini ka thënë po ashtu se edhe pse Kosova ka moshën më të re të popullsisë në Evropë, tregu i punës po plaket dhe varfërohet çdo ditë e më shumë.

“Kosova edhe pse ka moshë më të re të popullsisë në Evropë tregu i punës po plaket dhe varfërohet për çdo ditë e më shumë. Punëtorët në Kosovë janë më të pa mbrojturit në Evropë në vitin 2024 për shumë arsye: nuk kanë sigurim shëndetësor, nuk ju paguhet rrezikshmëri në vendin e punës, nuk kanë marrëveshje kolektive dhe nuk janë të përfshirë në të, paga mesatare dhe minimale në Kosovë është më e vogla e Ballkanit Perëndimorë dhe Evropë, për  këto dhe shumë arsye tjera brenda pesë viteve të kaluara nga Kosova kanë ikur mbi 200 mijë qytetarë me dokumentacione të rregullta por sa kanë ikur pa dokumentacione nuk ka informacione të sakta por është një shifër e konsiderueshëm”, ka thënë Shahini.

Kryetari i AKB-ës  Agim Shahini thotë se Qeveria e Kosovës duhet sa më shpejtë të thërras Këshillin Ekonomiko Social KES që të përmirësojë legjislacionin e tregut të punës që punëtorët e sektorit privat e publikë të kenë sigurime dhe të rritën kushtet minimale me standardet mesatare Evropiane.

“Sindikatat në Kosovë janë të shpërndara edhe  politikisht dhe nuk kanë autoritet as te punëtorët as tek partnerët Socialë. Sot kur duhet punëtorët me pushu dhe me protestu për të drejtat e tyre, ata gjenden në vendin e punës mbi 50% që nuk e respektojnë festën e 1 Majit edhe pse është festë ndërkombëtare”, ka thënë Shahini.

5-6 persona nga rinia e PDK-së protestojnë me kufera para Qeverisë për 1 Maj

Shpërndaje në: