Puthi nxënësen në buzë, dënohet me 15 vjet burgim mësimdhënësi nga Deçani

Puthi nxënësen në buzë, dënohet me 15 vjet burgim mësimdhënësi nga Deçani

Mësimdhënësi i shkollës “Lidhja e Prizrenit”, Valentin Selmanaj është dënuar me më shumë se 15 vjet burgim për shkak të një sulmi seksual ndaj një nxënëse të kësaj shkolle në qershorin e vitit 2023.

Sipas aktvendimit të Gjykatës Themelore në Gjakovë, mësidhënësit Selmanaj i është ndaluar ushtrimi i profesionit.

“Trupi gjykues pas këshillimit dhe votimit, të pandehurin e ka gjetur fajtor për veprat penale që i vihen në barrë dhe të njëjtin e ka shpallë fajtor duke i shqiptuar dënim unik me burgim pre pesëmbëdhjetë vjet e gjashtë muaj, për dy veprat që i vihen në barrë, si dhe dënim plotësues ndalimi i ushtrimit të profesionit ose detyrës në kohëzgjatje të përhershme”, thuhet në vendim.

Në aktvendim është thënë se është marrë parasysh edhe fakti se Selmanaj ka vendbanim me dy të dëmtuarit, nxënësen që e sulmoi seksualisht dhe tjetrin që e incizoi.

Shpërndaje në: